TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Nëntor 2023, 14:42

Ditën pushton sallat e gjyqit dhe në mbrëmje skenat; kush është avokatja e famshme që mbron “El Chapo-n”

Shkruar nga Pamfleti

Ditën pushton sallat e gjyqit dhe në mbrëmje skenat; kush

Ditën avokate, natën këngëtare.

Kjo është rutina e re e Mariel Colón Miró, juristja që numëron mes klientëve të saj trafikantin e fuqishëm meksikan të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán. Ajo zbulon se profesioni si këngëtare e ndihmon të bëjë emër edhe jashtë gjykatave.

31-vjeçarja portorikane, e cila ka vepruar edhe në mbrojtje të manjatit të akuzuar për trafik seksual të të miturve Jeffrey Epstein, po përpiqet të hapë rrugën e saj në tregun e muzikës tradicionale meksikane me pseudonimin “La Abogada”.

Edhe pse për shumë këto dy profesione duken pa lidhje me njëra-tjetrën, për të gjykatat dhe skena janë të ngjashme.

“Ju keni një audiencë që është gjyqtari dhe juria, dhe ju duhet t’i bindni ata për një histori. Një tjetër pikë e përbashkët: Të dyja janë botë të udhëhequra nga njerëzit”, u shpreh ajo.

Për Colón Mirón, karizmatike dhe e qeshur, industria e argëtimit dhe Meksika ishin dy pasionet e saj të mëdha që kur ishte e vogël, por fiksimi i prindërve të saj “për stabilitet ekonomik” e shtyu atë në shkollën juridike në Nju Jork.

Ajo u magjeps me ligjin penal ndërsa studionte ende në Universitetin Hofstra në “Mollën e Madhe”.

“E kuptova se ishte vërtet një performancë gjithashtu”, thotë ajo. Dhe në atë që duket si një kthesë e fatit, rasti i saj i parë ishte ai i “El Chapo”.

el chapo avokate këngëtare

Lini një Përgjigje