TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Shkurt 2024, 09:31

Mbante bodyguard në shtëpi, dalin detaje të reja nga vrasjen e biznesmenit grek; detaji që ndihmoi autorët

Shkruar nga Pamfleti

Mbante bodyguard në shtëpi, dalin detaje të reja nga vrasjen e

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e biznesmenit grek Christos Gialias.

Autorët e krimit donin të ishin absolutisht të sigurt që ai do të vdiste, për këtë arsye i vunë flakën edhe makinës së biznesmenit grek. Si pasojë, teksa i rridhte gjak nga breshëria e plumbave që kishte marrë, ai digjej njëkohësisht bashkë me çdo provë që autorët kishin lënë pas. 

Oficerët e vrasjeve do të presin rezultatet e ekzaminimit të kallashnikovit të gjetur në makinë, ndonëse flakët dhe uji i derdhur nga Shërbimi Zjarrfikës ka shumë të ngjarë të mos kenë lënë asnjë provë pas. Synimi i radhës për policinë do të jetë konfirmimi disi i informacioneve fillestare që thoshin se autorët, pas aktit të tyre, janë arratisur me një motoçikletë.

Pas tronditjes fillestare të familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij, policia do kërkojë dëshminë e tyre për të zbuluar nëse Christos Gialias u kishte treguar ndokujt ndonjë frikë apo shqetësim, por edhe sesi autorët mund të dinin rrugën e viktimës dhe të ishin kaq të sigurt se ai do të shkonte, nga zyra e tij në shtëpinë e tij.

Mësohet se viktima ka pasur edhe roje personale për shtëpinë e tij por mbrëmë nuk ka pasur me vete askënd që mund ta ndihmonte apo parandalonte sulmin ndaj tij, për të cilin duket se ka pasur dijeni autori i planit vrasës. Mësohet se në vitin 2018 ish-bashkëshortja e biznesmenit, Freda Karzi është ekzekutuar në mënyrë misterioze në vitin 2018 dhe autorët nuk janë gjendur kurrë.

Lini një Përgjigje