
Dy tragjedi kanë tronditur pak ditë më parë Serbinë. Në vetëm 48 orë 17 persona janë sulmuar për vdekje me armë zjarri dhe 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Autorët e masakrave të njëpasnjëshme janë, 13-vjeçari Kosta Keçmanoviç për sulmin e përgjakshëm në shkollën fillore 'Vladislav Ribnikar' dhe 21-vjeçari Uros Blazic afër Mlladenovcit. Të rinjtë janë konsultuar me psikologët për të mësuar motivin e vrasjes, për shkak të moshës. Sipas psikologëve, autorët nuk vuanin nga probleme mendore.
Sipas profesorit Radosllav Sviçeviç, ata kanë natyrën e një karakteri narcistësh, të cilët nën ndikimin e familjeve të tyre mendonin se ishin më të mirë se të tjerët, prandaj jeta e të tjerëve nuk është aspak e rëndësishme për ta, shkruajnë mediat serbe.
Shkak për krimin në të dyja rastet ka qenë “trauma narcisiste”
Profesor Sviçeviç, psikolog dhe master i mjekësisë sociale, i cili ka punuar si ndihmës shef në klinikën psikiatrike të Akademisë Mjekësore Ushtarake (MMA), thekson se djali (13) nga Vraçari dhe i pandehuri për vrasjen masive nga Mlladenovac UB, vuajnë nga “trauma narcisiste”.
“Për dy masakrat, shpjegimi gjendet në profile të veçanta të personalitetit, me bashkëpunimin e familjes, shkollës dhe faktorëve më të gjerë social. Kur bëhet fjalë për djalin, u krijua një person që në thelb, nga tiparet e karakterit, është një personalitet narcisist., tepër i ndjeshëm, hakmarrës dhe i prirur për reagime agresive. Një personalitet i tillë është thelbësisht i paqëndrueshëm, lehtësisht i "thyeshëm" ndaj disa fyerjeve apo dështimeve jetësore. Nëse ai mburrej se është më i miri në gjithçka, dhe në një moment doli se është më keq se të tjerët në diçka, kjo shkakton një traumë narcisiste tek ai”, tha ai.
Masakrat e njëpasnjëshme në Serbi
Në Beograd, katër nxënës dhe një roje shkolle u vranë nga djali Kosta Keçmanoviç (13 vjeç) në sulmin e përgjakshëm në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar". Vetëm dy ditë më vonë, Uros Blazic vrau tetë persona afër Mlladenovcit. I biri i një oficeri të ushtrisë serbe, qëlloi me armë automatik mbrëmjen e kaluar, fillimisht tek shokët e shkollës e më pas kur ishte pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, nuk kurseu as fëmijë të pafajshëm, madje edhe motrën e tij. Pas aktit, 21-vjeçari u arratis por pas disa orësh kërkime u arrestua nga autoritetet serbe. Ai ishte fshehur tek daja e tij. Më shumë se 600 forca u angazhuan në këtë operacion.
Lini një Përgjigje