TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Maj 2023, 16:30

Serbia në “shok”, arrestohet babai i 21-vjeçarit që kreu masakrën e dytë; i gjendet arsenal armësh në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Serbia në “shok”, arrestohet babai i 21-vjeçarit që

Policia serbe ka vënë në pranga babain e 21-vjeçarit autori vrasjes së 8 personave në Mladenovci i Serbisë. Ndalimi i 55-vjeçarit është bërë, pasi ai akuzohet për mbajtje të armëve dhe materieve shpërthyese.

Policia gjatë bastisjes së apartamentit dhe hapësirave tjera që i dyshuari i përdorte në periferi të Mladenovcit, ka gjetur dhe sekuestruar dy leje ushtarake për pushkën karabinë me dylbi dhe revolver, revole me dy karikatorë, dy dylbi për pushkë gjuetie, dy silenciatorë, një thikë gjuetie dhe pjesë të tjera armësh, 164 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 13 gëzhoja gjuetie, 4 fishekë sinjalizues dhe 25 copë fishekë karabina si dhe katër granata dore.

Pas kontrollit babai i 21-vjeçarit është arrestuar dhe i është caktuar masa e arrestit për 48 orë, më pas pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve ku dhe do të dënohet për armëmbajtje pa leje. 

serbi arrestohet babai 21-vjeçarit

Lini një Përgjigje