
David Kozak shprehej në mesazhet e tij se ai u frymëzua nga Alina Afanaskina, e cila sipas tij e kishte ndihmuar tej mase, pasi “kishte ardhur nga Parajsa si një shpëtim” për të.
David Kozak, autori i sulmit të tmerrshëm të pasdites së sotme në Pragë, i cili ju mori jetën 10 personave dhe plagosi 30 të tjerë, duket se kishte kohë që e planifikonte sulmin.
Madje siç flitet në mediat çeke, ai e kishte shpërndarë idenë e sulmit në rrjetet sociale. 24-vjeçari mësohet se kishte hapur një kanal në platformën e komunikimit “Telegram”, ku disa ditë më parë kishte ndarë detaje lidhur me planet e tij për sulmin e sotëm. Madje në të ai kishte treguar dhe se ku e kishte marrë frymëzimin për të kryer një krim të tillë.
David Kozak shprehej në mesazhet e tij se ai u frymëzua nga Alina Afanaskina, e cila sipas tij e kishte ndihmuar tej mase, pasi “kishte ardhur nga Parajsa si një shpëtim” për të.
Por kush është Alina Afanaskina, 14-vjeçarja që frymëzoi, David Kozak ?
Më 7 dhjetor 2023, në orën 9 të mëngjesit në një gjimnazin në Bryansk të Rusisë, një studente 14-vjeçare hyri me armë në klasë dhe vrau një nxënës, plagosi 5 të tjerë dhe në fund vrau veten.
Babai i Alina Afanaskinës, një boksier dhe gjuetar që punonte në një firmë private sigurie, zotëronte një pushkë të cilën e mbante në çelës. Besohet se Alina mori armën e babait të saj një ditë para sulmit. Afanaskina fshehu armën dhe një thikë gjuetie mes mjeteve të artit dhe shkoi në shkollë me motrën e saj binjake Daria. Gardianja e sigurisë në gjimnazin Galina Çertkova, nuk dyshoi për asgjë dhe mendoi se ishte një ditë e zakonshme në klasën e tetë.
Në orën e dytë të mësimit, Alina hyri në klasën e saj të biologjisë dhe menjëherë filloi të qëllonte. Mësuesja përgjegjëse, Ofelya Mkrtchyan, u përpoq ta bindte atë të ndalonte pasi studentët fshiheshin nën tavolinat e tyre por më kot.
Ajo qëlloi një 13-vjeçar i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Dy nga të plagosurit u transportuan me avion në Moskë, ndërsa motra e saj binjake ishte e padëmtuar.
Autoritetet nuk kanë arritur në përfundimin se cili ishte motivi i të shtënave, por mes sendeve të Alinës, kishte municion dhe një fletore me një shënim ku shkruhej: "Duhet të takoheni patjetër me një mik".
Një ish-nxënëse në gjimnaz tha se Alina ngacmohej dhe bullizohej rregullisht nga moshatarët e saj.
Lini një Përgjigje