TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Dhjetor 2023, 17:10

Ekzekutoi 11 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, kryebashkiaku i Pragës: Autori vdiq, qëlloi veten dhe ra nga çatia

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutoi 11 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, kryebashkiaku

Publikohet fotoja e autorit i cili qëlloi për vdekje të paktën 11 persona dhe plagosi 30 të tjerë në Fakultetin e Arteve në Pragë.

Sipas policisë, autori u eleminua gjatë tentativave për t’u arrestuar.

“Atentatori është eliminuar! E gjithë ndërtesa aktualisht është duke u evakuuar dhe në vendngjarje ka viktima dhe të plagosur”, njoftoi policia.

Sipas kryebashkiakut të Pragës Bohuslav Svoboda, sulmuesi ra nga ndërtesa dhe vdiq pasi fillimisht qëlloi veten me armë.

Policia ende nuk ka specifikuar mënyrën e eleminimit të autorit të ngjarjes së rëndë.

Sipas informacioneve autori ka qëlluar studentë në katin e 3 dhe të 4 të universitetit dhe më pas është ngjitur në çati për të qëlluar njerëzit që kalonin aty pranë.

Autori dyshohet se është një shtetas çek, nga rrethi Kladno i lindur në vitin 1999, i cili fillimisht u tha se u eliminua nga forcat e ndërhyrjes së shpejt, por më pas u ndryshua dhe u tha se qëlloi veten dhe u rrëzua nga çatia.

autori krebashkiaku pragë

Lini një Përgjigje