
Publikohen pamjet nga Fakulteti i Arteve në Universitetin e Pragës, ku një person ka shtënë me armë zjarri duke lënë disa të vdekur dhe disa të plagosur.
Ende nuk dihet bilanci i saktë dhe arsyeja e kësaj ngjarjeje të rëndë. Qytetarët shihen teksa vrapojnë të terrorizuar për t'i shpëtuar autorit.
Sipas BBC, policia ka njoftuar se autori i dyshuar i sulmit ka mbetur i vdekur gjatë tentativës për ta arrestuar.
Ndërkohë po ashtu autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve, që ndodhen pranë Universitetit të Karlit, të mos dalin nga banesat deri në një njoftim të dytë, kur situata të jetë nën kontroll.
⚡️ The shooting took place on the territory of Charles University in the center of #Prague#Czech Police say people have been killed and injured people. The exact number of victims and injured has not been specified.
— NEXTA (@nexta_tv) December 21, 2023
Reports suggest the incident occurred at Charles University… pic.twitter.com/q0stT7hm5C
Siç shihet nga disa foto të publikuara, autori është i pozicionuar dhe qëllon nga një distancë. Në pamje të parë duket se arma është një snajper.


Lini një Përgjigje