
Policia ka mbyllur të gjithë zonën përreth sheshit Jana Palacha, duke ndaluar trafikun dhe duke devijuar tramvajet dhe autobusët. Gjithashtu qytetarëve ju është kërkuar të shmangin lëvizjet përreth universitetit.
Një sulm me armë është regjistrua pasditen e sotme në Fakultetin e Arteve në Pragë. Policia çeke thotë se disa njerëz janë vrarë dhe "dhjetëra" janë plagosur nga të shtënat. Sipas asaj që raportojnë mediat çeke, flitet për 4 të vdekur dhe 20 të plagosur, por shifrat mbeten ende për tu verifikuar nga autoritetet. Gjithashtu policia ka konfirmuar se autori është eleminuar dhe se po punohet për evakuimin e universitetit.
Faqja e internetit tn.cz publikoi një fotografi të një burri të armatosur në çatinë e ndërtesës së universitetit duke qëlluar njerëzit aty pranë.
Targ Patience, një britaniko-australian i cili po qëndronte në një apartament afër vendit të ngjarjes, i tha BBC-së se kishte dëgjuar "shumë të shtëna armësh".
"Unë pashë nga ballkoni im dhe pashë policinë të mbërrinte. Disa oficerë po e kishin të vështirë të ndalonin njerëzit që po shkonin drejt vendit të ngjarjes", tha ai.
Gjithashtu në rrjet po qarkullojnë video të njerrëzve të cilët vrapojnë të friksuar për t ju shpëtuar të shtënave!
⚡️ The shooting took place on the territory of Charles University in the center of #Prague#Czech Police say people have been killed and injured people. The exact number of victims and injured has not been specified.
— NEXTA (@nexta_tv) December 21, 2023
Reports suggest the incident occurred at Charles University… pic.twitter.com/q0stT7hm5C
Studentë të shumtë kanë tentuar të fshihen për t ju shpëtuar të shtënave, disa janë varur jashtë ndërtesës së univeristetit në mënyrë që autori të mos i shikojë.
Disa të tjerë janë mbyllur nëpër klasa dhe kanë vendosur barriera në dyer në pritje të policisë.
Policia ka mbyllur të gjithë zonën përreth sheshit Jana Palacha, duke ndaluar trafikun dhe duke devijuar tramvajet dhe autobusët. Gjithashtu qytetarëve ju është kërkuar të shmangin lëvitjet përreth universitetit.
“I bëjmë thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë në afërsi dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre”, tha policia çeke në një njoftim.
Ende nuk ka informacione se çfarë mund ta ketë shkaktuar sulmin por dyshimet e para janë se mund të jetë sulm terrorist./Pamfleti
Lini një Përgjigje