
Autori mësohet se kishte një armë tip snjapër dhe që mund të vriste njerëz në një largësi deri në 5km.
Detaje të reja kanë dalë lidhur me sulmin me armë të regjistrua pasditen e sotme në Fakultetin e Arteve të Pragës, ku sipas autoriteteve çeke raportohet për të paktën 15 viktima përfshire dhe autorin si dhe mbi 30 të plagosur.
"Pesmbëdhjetë persona të vdekur, duke përfshirë sulmuesin, nëntë të plagosur rëndë, pesë deri në gjashtë persona me lëndime mesatarisht të rënda, dhjetë të plagosur lehtë. Shifrat mund të ndryshojnë ende", njoftojnë autoritetet çeke.
Sipas informacioneve autori ka qëlluar studentë në katin e 3 dhe të 4 të universitetit dhe më pas është ngjitur në çati për të qëlluar njerëzit që kalonin aty pranë.
Autori dyshohet se është një shtetas çek, nga rrethi Kladno i lindur në vitin 1999 dhe dyshohet se kishte paralajmëruar sulmin me anë të një e-maili drejtuar universiteti. Fillimisht pas sulmit doli lajmi se u eliminua nga forcat e ndërhyrjes së shpejt, por më pas u ndryshua dhe u tha se qëlloi veten dhe u rrëzua nga çatia.
"Autori është eliminuar!!! E gjithë ndërtesa është duke u evakuuar dhe në vendngjarje ka disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur", njoftoi policia në orën katër, versioni cili u ndryshua më vonë.
Autori mësohet se kishte një armë tip snjapër dhe që mund të vriste njerëz në një largësi deri në 5km.
Aktualisht policia ka mbyllur të gjithë sheshin Franz Kafka, por turma me njerëz të cilët mendohet se janë prindër të studentëve kërkojnë të thyej rrethimin për të mësuar lidhur me fatin e fëmijëve të tyre.
Lidhur me rastin ka reaguar dhe ministri çek i mbrojtjes i cili tha se gjithçka është nën kontroll dhe rreziku ka kaluar.
“Jam në vendngjarje, policia ndërhyn këtu në mënyrë shumë profesionale. Dua të qetësoj opinionin se tani nuk ka rrezik të mëtejshëm, gjuajtja e dytë nuk është konfirmuar. Gjithsesi dua t'u bëj thirrje qytetarëve që lëvizin në qendër të qytetit. Praga të respektojë rreptësisht udhëzimet e policisë në vend, të respektojë të gjitha mbylljet, të cilat policia ka vendosur në mënyrë që ata të mos shkojnë për të parë vendin dhe të mos komplikojnë ndërhyrjen e të gjithë komponentëve të Sistemit të Integruar të Shpëtimit”, tha ministri i Brendshëm Vít. Rakušan (STAN) në rrjetin X./Pamfleti
Lini një Përgjigje