TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Dhjetor 2023, 18:23

Masakra në Pragë/ Gjendet i vdekur babai i autorit të sulmit, dyshohet se është vrarë nga 24-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Masakra në Pragë/ Gjendet i vdekur babai i autorit të sulmit,

Detaje të reja janë zbardhur nga masakra në Pragë, ku një i ri qëlloi me pushkë brenda Fakultetit të Arteve. Policia lajmëron se gjithashtu edhe babai i të dyshuarit është gjetur i vdekur më herët gjatë ditës së sotme.

Sipas kryebashkiakut të Pragës Bohuslav Svoboda, sulmuesi ra nga ndërtesa dhe vdiq pasi fillimisht qëlloi veten me armë.

Policia ende nuk ka specifikuar mënyrën e eleminimit të autorit të ngjarjes së rëndë.

Sipas informacioneve autori ka qëlluar studentë në katin e 3 dhe të 4 të universitetit dhe më pas është ngjitur në çati për të qëlluar njerëzit që kalonin aty pranë.

Autori është 24-vjeçari çek David Kozak. Para sulmit ai shkroi në Telegram ai shkroi se donte të bënte një masakër në një shkollë.

Fillimisht u tha se u eliminua nga forcat e ndërhyrjes së shpejt, por më pas u ndryshua dhe u tha se qëlloi veten dhe u rrëzua nga çatia.

pragë masakër

Lini një Përgjigje