TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Dhjetor 2023, 17:36

Sulmi në Pragë me disa viktima, email-i që paralajmëroi stafin e universitetit: Mbyllni dyert, mos shkoni askund!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Pragë me disa viktima, email-i që paralajmëroi

“Reuters” shkruan se stafi i universitetit të Arteve në Pragë është paralajmëruar me një email pak para sulmit që tronditi qytetin dhe jo vetëm ditën e sotme.

Raportohet se në këtë email shkruhej: “Qëndroni, mos shkoni askund, nëse jeni në zyra mbyllini ato dhe vendosni mobilet para derës, fikni dritat”.

Deri më tani raportohet se nga të shtënat me armë në këtë universitet ka 11 viktima dhe 30 të plagosur, por ende nuk dihet numri i saktë.

Ndërkohë autori i cili duket se ka qëlluar me snajper, është ekzekutuar nga policia.

Sulmi në Pragë me disa viktima, email-i që paralajmëroi

Dëshmitarët kanë rrëfyer momentet e tmerrit nga sulmi i ndodhur ditën e sotme në Pragë.

“Po largohesha në drejtim të rrugës Veleslavínova dhe papritmas dëgjova të shtëna”, thotë një nga dëshmitarët për sulmin në universitet në sheshin Jan Palach.

Të tjerë rrëfyen se si policët me automatikë i këshilluan të fshiheshin.

“Unë zbrita në ndalesën Staroměstská disa minuta pas orës tre. Takova një mik atje dhe papritmas erdhi policia. Po largohesha në drejtim të rrugës Veleslavínova dhe më pas dëgjova të shtëna. Unë nuk pashë asgjë, por shoku im ishte ulur në tramvaj dhe pa njerëz në çatinë e Fakultetit të Arteve dhe aty fshiheshin”, tha një nga dëshmitarët për një media çeke.

“Na evakuuan të gjithëve, ishte shumë e frikshme, kudo kishte policë me automatikë. Ata na bërtitën të vrapojmë jashtë”, tha një tjetër.

“Për pak na qëlloi. Kam frikë se aty kanë mbetur edhe vajza të vitit të dytë”, tha një tjetër.

“Jemi në katin e tretë, ku ka qëlluar më pas. U fshehëm fort. Më pas ka qëlluar në korridorin afër klasës dhe aty dikush bërtiti”, përshkroi një tjetër nga studentët.

“Është e vështirë të besohet, por ne jemi nën zjarr në Pragë paqësore. Unë isha duke mbajtur një leksion në universitet kur në godinë u shtëna, xhami po dridhej. Më pas pati shumë të bërtitura. Sipas njoftimeve të para të policisë, një person i panjohur ka hapur zjarr në godinën e fakultetit, ka të vdekur dhe të plagosur”, tha politologu rus Sergej Medvedev, i cili jep mësim në fakultet.

universitet prage sulm

Lini një Përgjigje