
Policia çeke ka konfirmuar se 15 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur rëndë nga të shtënat në Fakultetin e Arteve.
Autoritetet kanë konfirmuar se autori i sulmit është David Kozak, 24 vjeç, nga Çekia, i cili kreu vetëvrasje pas sulmit makabër.
Sipas informacioneve autori ka qëlluar studentë në katin e 3 dhe të 4 të universitetit dhe më pas është ngjitur në çati për të qëlluar njerëzit që kalonin aty pranë.
Trupi i tij u gjet në ndërtesën e filozofisë së universitetit, sipas zyrtarëve. Ndërsa është gjendur i vdekur edhe babai i tij.
Oficerët ende po kontrollojnë zonën, përfshirë ballkonet e ndërtesës, për eksplozivë të mundshëm.
Lini një Përgjigje