Një sulm terrorist ndodhi në Australi, në plazhin Bondi, ku dy persona të armatosur, hapën zjarr ndaj turmave, duke shkaktuar minimalisht 12 të vdekur dhe rreth 30 të plagosur.
Mes të plagosurve janë edhe dy oficerë.
Së fundmi janë publikuar pamje të reja rreth asaj që ka ndodhur, ndërsa ka një video duke një person civil, i cili konsiderohet hero, i cili ka çarmatosur një nga terroristët.
Nga videot e publikuara, personi civil, i shkon nga pas terroristit, përleshet disa sekonda dhe arrin ti marrë armën.
Pamjet e pabesueshme tregojnë burrin, e veshur me një këmishë blu të çelët dhe pantallona të zeza, i ulur pas një automjeti të parkuar pranë personit të armatosur, i cili është përballë tij dhe qëllon me armën e tij.
Menjëherë pasi personi i armatosur qëllon, burri me bluzë blu vjen nga pas, e kap nga qafa, ndërsa përpiqet t’i rrëmbejë armën e zjarrit.
Personi që po regjistron momentet merr frymë thellë dhe thërret "o Zot", ndërsa burri me bluzë blu ia heq armën nga duart qëlluesit dhe e shtyn personin e armatosur përtokë.
Pastaj ai e kthen armën dhe e drejton nga personi që qëllon, i cili bie në gjunjë dhe kthehet për të parë burrin me bluzë blu.
Të shtëna me armë zjarri mund të dëgjohen gjatë gjithë videos, me sa duket nga një person i dytë që qëllon i pozicionuar në një urë aty pranë.

Një tjetër kalimtar e regjistron incidentin nga një kënd pak më ndryshe, duke treguar një person tjetër të veshur me bluzë të kuqe që vrapon drejt burrit me bluzë blu, me sa duket për të ndihmuar, ndërsa një grua bërtet në sfond, "jo".
Burri me bluzë blu i afrohet personit që ka qëlluar tashmë të çarmatosur me armën e drejtuar në drejtim të tij, ndërsa personi i dytë bie përtokë.
Personi që qëllon ngrihet në këmbë dhe tenton të largohet, duke u kthyer për të parë shkurtimisht burrin me bluzë blu i cili ende ia drejton armën.
Personazhi që ka qëlluar me armë duket se ka veshur një lloj jeleku dhe ka një çantë të varur mbi shpatulla.
Burri me bluzë blu ngre dorën lart, si për të treguar trimfin, përpara se ta vendosë armën në një pemë.
Personi që qëllon, i cili është ndalur pas një shtylle metalike, vazhdon ta shikojë burrin me bluzë blu.
Çuditërisht, një person i dytë, i cili gjithashtu duket si civil, vrapon drejt të shtënave drejt personit që qëllon, tani i paarmatosur, dhe i hedh një objekt.
Pamja më pas zhvendoset drejt urës për të treguar personin e dytë që vazhdon të qëllojë ndërsa përkulet për t'u fshehur ndërsa dëgjohet një tjetër e shtënë me armë.
@nbcnews Video appears to show one of the shooters at Australia’s Bondi Beach being disarmed. At least 11 people were killed in the shooting. Officials said the shooting was “designed to target” the Jewish community.
♬ original sound - nbcnews
Lini një Përgjigje