
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë një konference për shtyp këtë pasdite deklaroi se një marrëveshje mes Kievit dhe Uashingtonit është shumë pranë.
Zelensky zbuloi se marrëveshja e saj e shumëpritur e mineraleve me SHBA-në mund të nënshkruhet gjatë një takimi në online të enjten.
Presidenti i amerikan, Donald Trump ka shtyrë për një marrëveshje që do t'i lejonte SHBA-së të ndajnë fitimet e burimeve natyrore dhe mineraleve kritike të Ukrainës.
Kjo është ajo që ai e konsideron si shlyerje borxhi për ndihmën ushtarake të ofruar nga Uashingtoni për Ukrainën nën presidencën e mëparshme të Joe Biden.
Zelensky më parë akuzoi SHBA-në për ndryshimin "vazhdimisht" të kushteve të marrëveshjes së propozuar, por ai shtoi se nuk donte që Uashingtoni të mendonte se Kievi ishte kundër asaj marrëveshje.
Lini një Përgjigje