TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Prill 2025, 16:10

Moti i keq mbërthen veriun e Italisë/ Shemben ura dhe pemë, lumenjtë vërshojnë në rrugë

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq mbërthen veriun e Italisë/ Shemben ura dhe pemë,

Italia është mbërthyer nga moti i keq, veçanërisht në pjesën veriore të vendit.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme, teksa ku përmbytjet kanë krijuar vështirësi në trafikun rrugor dhe hekurudhor.

Në Torino, autoritetet komunale mbyllën hyrjen në kalatat në lumin Po si një masë paraprake, ndërsa trafiku hekurudhor nga stacioni i trenit Biella u pezullua dhe autostrada A5 Torino-Aosta u mbyll për shkak të rritjes së nivelit të lumit Dora Baltea.

Trenat nga Torino Porta Nuova në Bardonecchia janë anuluar. Trafiku është pezulluar edhe në luginën e poshtme të Suzës në seksionin midis Bussoleno dhe Avigliana për shkak të dëmtimit. Një shërbim autobusi zëvendësues është në funksion. Ura mbi lumin Elvo në zonën Biella që lidh qytetet Mongrando dhe Borriana është shembur

Ndërkohë parqet në Milano janë mbyllur  për shkak të shiut të dendur dhe erërave të forta. Në Romë, zjarrfikësja mori më shumë se 100 thirrje.

Për ditën e sotme parashikohen reshje më të dendura të shoqëruara me erëra me shpejtësi 100 km/h, ndërsa të premten dhe të shtunën pritet përmirësim i motit.

Lini një Përgjigje