TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Prill 2025, 13:06

Arma e fuqishme sonike kundër serbëve, Vuçiç fut në lojë spiunët rusë: FSB vërtetoi se nuk është përdorur

Shkruar nga Pamfleti
Arma e fuqishme sonike kundër serbëve, Vuçiç fut në
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka përdorur spiunët e Rusisë për të hedhur poshtë akuzat e protestuesve se kundër tyre u përdor arma e fuqishme sonike.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, ai pretendoi se hetimet nga Shërbimi Federal i Sigurisë, FSB, rezultoi se kjo armë nuk është përdorur.

“FSB është një shërbim ku drejtor është Aleksandër Bortnikov, një burrë që për mua, ka qenë kreu i një prej shërbimeve më të fuqishme në botë në histori për shumë kohë dhe është një prej njerëzve të afër të Vladimir Putin.

Ata deklarojnë dhe po e citoj: ‘Bazuar në rezultatet e marra, një konkluzion kategorik mund të bëhet se pajisjet akustike të forta, të cilat i posedon policia e Serbisë, nuk janë përdorur gjatë protestës’. Ky ishte konkluzioni.

Gjithçka ishte përgatitur më përpara dhe ishin bërë llogaritë si pjesë e një… revolucioni shumëngjyrësh, përmes së cilit po bëhet luftë kundër Serbisë, në aspektin politik, ekonomik, psikologjik dhe të informacionit. Prandaj, turp për ju, gënjeshtarë të mjerë. Ju deshët t'i bënit keq vendit tuaj dhe i keni shkaktuar shumë dëm. Ju i keni shkaktuar shumë dëm Serbisë tuaj. Turp për të gjithë ju që morët pjesë në këtë”, tha Vuçiç.

Ndërkohë Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë në Moskë për të marrë pjesë në ceremoninë e “Ditës së Fitores” më 9 maj, pavarësisht ultimatumit nga Bashkimi Evropian për integrimin në BE.

Në një fjalim drejtuar publikut, Vuçiç tha se në paradën ushtarake do të marrë pjesë edhe një njësi e Ushtrisë së Serbisë, e cila do të marshojë në sheshin e Kuq të kryeqytetit rus, raporton Reuters.

 

vuçiç fsb

Lini një Përgjigje