TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Prill 2025, 12:14

Dikur e fortë dhe e admiruar: çfarë ka ndodhur me udhëheqjen e sotme evropiane?

Shkruar nga Conrad Black

 

Dikur e fortë dhe e admiruar: çfarë ka ndodhur me
Konrad Adenauer dhe John Kenedi në vitin 1962 /

Churchill dhe De Gaulle, Adenauer dhe Schmidt, Kohl dhe De Gasperi dhe madje edhe Andreotti, Thatcher dhe Mitterand ishin liderë seriozë të respektuar dhe përgjithësisht të vlerësuar nga homologët e tyre amerikanë...

Për një kohë të gjatë Evropa, ishte mësuar të ishte pjesë e një aleance me Shtetet e Bashkuara, ku kontributet dhe përfitimet ishin aq të pabarabarta në favor të Evropës, sa që evropianët u bënë të varur nga një marrëdhënie asimetrike me Amerikën.

Mbështetja e  SHBA-se për Aleancën Perëndimore e ka origjinën në bindjen e Franklin D. Roosevelt, si presidenti më i ditur dhe më poliglot në historinë e SHBA-së, se pa një prani amerikane në Evropën Perëndimore dhe Lindjen e Largët, ekzistonte një rrezik i vazhdueshëm që e gjithë Euroazia të binte në duart e forcave kundërshtare, ndaj siguria e Amerikës mund të ishte e rrezikuar në çdo kohë.

Në praktikë, ajo qasje çoi në një shkëmbim të dobët midis koncepteve të ndarjes së barrës dhe rrezikut. Evropa Perëndimore ishte gjithnjë në “gojën e përbindëshit”, ndërsa Shtetet e Bashkuara ishin në një distancë të sigurt.

Prandaj në Evropë u ngrit dhe mori hov teza, se Shtetet e Bashkuara dhe sipas proporcionalisht me fuqinë e saj edhe Kanadaja, duhet ta kompensonin Evropën për pozitën e saj gjeografike me pak fatlume, e cila ndodhej shumë më afër kërcënimeve të mëdha, Gjermanisë naziste dhe më pas Rusisë Sovjetike.

Që komunizmi, fashizmi dhe nazizmi ishin koncepte, për të cilat bota duhet të “falënderonte” Evropën, ishte një fakt i papërshtatshëm që përgjithësisht nuk përmendej. Në pjesën më të madhe të Luftës së Ftohtë, Kanadaja u rreshtua në krah të SHBA-së për të ndihmuar Evropën ekonomikisht, teksa e përdori peshën e saj ushtarake në mbrojtjen ajrore të Amerikës së Veriut.

Në fazat fillestare të Luftës së Ftohtë, kur Perëndimi po përballej me Stalinin dhe Hrushovin dhe në vitet e para të sundimit të gjatë të Brezhnevit, udhëheqja evropiane ishte i fortë dhe e admiruar. Churchill dhe De Gaulle, Adenauer dhe Schmidt, Kohl dhe De Gasperi dhe madje edhe Andreotti, Thatcher dhe Mitterand ishin liderë seriozë të respektuar dhe përgjithësisht të vlerësuar nga homologët e tyre amerikanë.

Por gradualisht ata ranë pre e një oportunizmi, ku që të dy superfuqitë e kohës u perceptuan si të një fuqie ekuivalente, ndaj mendohej se një nismë minimale nga një burrështetas në Evropën Perëndimore mund të ndikonte në balancën e pushtetit.

Por kjo çoi në një sërë përplasjesh serioze me SHBA-në, edhe pse në fund të padëmshme, nga liderë në thelb neutralistë si Willy Brandt, Pierre Trudeau, Edëard Heath, Hans-Dietrich Genscher dhe në rastet më të spikatura të Valery Giscard d’Estaing, Jacques Chirac, madje edhe vetë De Gaulle.

Për shkak se fuqitë kryesore evropiane, kishin historikisht një forcë gjeopolitike afërsisht të barabartë gjatë pjesës më të madhe të historisë së shteteve kombëtare, ato formuan dhe i ndryshuan aleancat mbi bazën e barazisë së përafërt. Britanikët ishim më të lirë për të pohuar ndikimin e tyre në njërën anë ose në tjetrën për të balancuar fuqitë kontinentale.

Rrethanat ndryshuan gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik u shfaqën si fuqi në një shkallë më të madhe se sa ishte njohur apo imagjinuar në Evropë. Por shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, e arritur nga strategjia amerikane e frenimit dhe ribashkimi i Gjermanisë si një anëtare e respektuar e Aleancës Perëndimore, e ndryshuan ekuacionin.

Kjo ndodhi falë qeverisjes amerikane, pasi Shtetet e Bashkuara nuk kishin frikë nga një Gjermani e bashkuar dhe presidenti Eisenhower i dha një vend në tryezën e NATO-s, pavarësisht rezervave të Churchill dhe francezëve.

Rënia e Bashkimit Sovjetik dhe një Gjermani e bashkuar e ankoruar në Perëndim, e bëri aleancën amerikane më pak të nevojshme për Evropën Perëndimore, dhe aleancën me Evropën Perëndimore më pak të nevojshme për Shtetet e Bashkuara.

Evropa rrëshqiti në vetëkënaqësi. Ajo e pranoi me shumë dëshirë një garanci ushtarake amerikane, ndërkohë që do të përdorte rast pas rasti trupat e veta, nëse të ashtuquajturit aleatë të Amerikës, dëshironin vërtetë që aa t’u bashkoheshin atyre në ndonjë operacion.

Por është e qartë se asnjë aleancë serioze, nuk mund të vazhdojë të ekzistojë për një kohë të gjatë mbi një bazë të tillë. Me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe disa anëtarëve të NATO-s, të cilët kohët e fundit ishin dominuar nga sovjetikë, si Polonia dhe Estonia, kontributet evropiane të mbrojtjes nuk i përmbushën angazhimet e tyre.

Dhe praktika amerikane e tolerimit të defiçiteve të mëdha tregtare me pjesën më të madhe të Evropës, u bë vazhdimisht më e bezdisshme për Uashingtonin, pasi u zhduk argumenti politik për tolerimin e një gjendjeje të tillë.

Tashmë që Evropa nuk është kërcënuar nga Rusia, duke supozuar se inkursioni në Ukrainë mund të sprapset dhe kapërcehet, dhe të arrihet një paqe e qëndrueshme, përfshirë njohjen e qartë të Ukrainës si një shtet sovran, ndonëse në kufij paksa të reduktuar, Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje ta bëjnë me tërheqës një bashkëpunim të Rusisë me SHBA-në, Indinë, Japoninë

por dhe fuqitë aktuale aziatike, si frenuese të Kinës, sesa vasaliteti aktual ndaj Pekinit dhe përpjekjeve të këtij të fundit për ta zëvendësuar Gjermaninë naziste dhe Bashkimin Sovjetik si rivalin dhe alternativën kryesore të Perëndimit.

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë ta kthejnë Rusinë në gjirin e aleancës perëndimore, dhe kjo është një ambicie e vlefshme. Evropa duhet të ndalojë së ankuari për “kaosin” në politikat tregtare të SHBA-së, dhe të mos harrojë se  20 vitet e fundit, Bashkimi Evropian ka shkuar nga një PBB e barabartë me atë të Shteteve të Bashkuara, në një PPB sa gjysma e asaj të Amerikës.

Nuk është “kaos”, por ajo që ndodh kur 130 vende përpiqen të ndihmojnë në uljen e deficitit tregtar amerikan prej triliona dollarësh, i cili nuk është më i justifikueshëm strategjikisht.

Evropa Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara janë aleatë të natyrshëm dhe kjo duhet të vazhdojë. Por Evropa nuk ka praktikisht asnjë ndikim apo interes në Lindjen e Largët, dhe këtu qëndron edhe kërcënimi. Evropa, dhe veçanërisht Gjermania, duhet të përmbushë rolin e saj si një fuqi e madhe në botë, aleate me Shtetet e Bashkuara, dhe të jetë më e mbështetur tek vetja.

Amerikanët do të mbledhin koalicionin që u nevojitet dhe do të sigurojnë që Kina të mos përbëjë një kërcënim për Perëndimin në një shkallë të tillë si Gjermania dhe Rusia. Shtetet e Bashkuara nuk kanë dëshirë të bullizojnë askënd përreth vetes, por vetëm të mos kërcënohen.

Heroi politik i kancelarit gjerman të ardhshëm Friedrich Mertz, (të cilin gjermanët duhet ta kishin zgjedhur në vend të Angela Merkel 20 vjet më parë), është Ronald Reagan. Ai është personi i duhur për ta ndjekur këtë kurs./Pamfleti nga “Brussels Signal”

Lini një Përgjigje