Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë me agjencinë e lajmeve izraelite Channel 12 News se marrëveshja e arritur për t'i dhënë fund luftës në Gaza mund të konsiderohet si "suksesi i tij më të madh diplomatik si president deri më tani".
"Kjo mund të jetë gjëja më e madhe në të cilën kam qenë i përfshirë ndonjëherë", theksoi Trump.
Trump, i cili pritet të flasë në Knesset deklaroi se lufta në Gaza ka mbaruar. Më tej, presidenti amerikan shtoi se Hamasi do ta respektojë marrëveshjen.
"Kjo është një ditë e mrekullueshme, nuk kam parë kurrë një ditë si kjo. Lufta ka mbaruar, Hamasi do ta respektojë marrëveshjen", tha Trump.
Lini një Përgjigje