TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2025, 22:51

Lule dhe qirinj, qytetarët në Maqedoninë e Veriut homazhe për 59 viktimat e tragjedisë në Koçan!

Shkruar nga Pamfleti

Lule dhe qirinj, qytetarët në Maqedoninë e Veriut homazhe

Shumë qytetarë janë mbledhur në qendrën e Shtipit në Maqedoninë e Veriut, duke bërë kështu homazhe për 59 personat që humbën jetën në diskotekën e cila u përfshi nga zjarri në Koçan.

Qytetarët kanë ndezur edhe qirinjtë në kujtim të këtyre viktimave, e po ashtu kanë vendosur edhe disa fotografi të viktimave.

Gjithashtu edhe që në Sheshin Skënderbeu në Shkup janë vendosur lule në nderim të viktimave nga tragjedia në Koçan. Zëvendëskryeministri maqedonas, Izet Mxhiti ka shpërndarë disa pamje të homazheve përmes një postimi në profilin e tij në “facebook”.

Lule dhe qirinj, qytetarët në Maqedoninë e Veriut homazhe

Sonte, në Sheshin Skënderbeu, vendosëm lule në nderim të jetëve të humbura të viktimave në tragjedinë e Koçanit. Së bashku, e ndajmë dhimbjen e solidarizohemi me njëri-tjetrin. Sonte, në gjuhë të ndryshme flasim, por njëjtë i vajtojmë dhe pikëllohemi për të rinjtë dhe të rejat tona që i humbëm padrejtësisht. Lutjet dhe mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit. Ata nuk janë vetëm në këtë dhimbje! Jemi bashkë!”, shkruan Mexhiti.

Lini një Përgjigje