TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Maj 2026, 22:03

Lufta në plan të dytë, çfarë po shqetëson sot njerëzit në Rusi?

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në plan të dytë, çfarë po shqetëson sot
Foto ilustruese

Sondazhet tregojnë rënie të mbështetjes për luftën dhe Putinin, por sipas “The Moscow Times”, shumica e rusëve janë më të fokusuar tek jeta e përditshme sesa tek fronti.

Sondazhet e fundit në Rusi tregojnë rënie të mbështetjes për luftën në Ukrainë dhe një interes në rritje për negociata paqeje. Megjithatë, sipas një analize të “The Moscow Times”, këto të dhëna nuk tregojnë domosdoshmërisht ndryshim politik, por faktin se shumë rusë janë përqendruar tek problemet e përditshme.

Një sondazh i qendrës Levada zbuloi se rreth 18% e rusëve nuk e ndjekin fare luftën, ndërsa shumë të tjerë i kushtojnë pak vëmendje zhvillimeve ushtarake.

Sipas gazetës, diskutimet e qytetarëve fokusohen më shumë tek inflacioni, kreditë për shtëpi, pushimet, çmimet e larta, interneti i ngadaltë dhe blerjet online sesa tek lufta apo zgjedhjet parlamentare të shtatorit.

Në qytetet ruse, njerëzit flasin për universitetet ku do të regjistrohen fëmijët, për destinacionet turistike apo për çmimet në restorante dhe qendrat tregtare. Ndërkohë, shqetësim i madh mbeten kostot në rritje të jetesës dhe vështirësia për të blerë banesa.

“The Moscow Times” shkruan se shumica e rusëve po përpiqen të ruajnë një jetë “normale dhe komode”, edhe në kushtet e luftës dhe izolimit ndërkombëtar.

Sipas analizës, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata janë kundër Putinit apo luftës, por se për qytetarët që jetojnë në sisteme autoritare, prioritet mbeten problemet e zakonshme të përditshme dhe jo politika globale.

rusi lufta

1 Komente

  1. T
    Tony

    Jo, jo, E kini gabim, te gjithe Sllavet jane shume me naziste se Gjermanet e lere me Ruset. Perballuni individualisht e silluni inkonjito e do i vertetoni keto qe thashe. Kontrolloni mire avionet qe zbresin ne Shqiperi e verifikoni Ruset se jane helmi i helmit e trgojuni deren e daljes, jo te hyrjes.

    Lini një Përgjigje