
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka deklaruar se Omani nuk do t'i bashkohet Iranit në kalimin me pagesë në Ngushticën e Hormuzit.
I pyetur nga gazetarët nëse SHBA-ja po përgatitej për një luftë me Omanin, Bessent tha se Donald Trump donte të siguronte lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Bessent tha se foli me ambasadorin e Omanit në SHBA më herët sot dhe se ai i kishte garantuar se Omani nuk kishte në mendje të vendoste një taksë.
“Dyshja diskutuan për 200 vitet e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve dhe se si donin që këto marrëdhënie të vazhdonin.I thashë se kjo ishte një nismë e pasuksesshme dhe se ai nuk donte të rrezikonte sanksionimin e individëve ose organizatave omaniane", tha ai.
Kjo deklaratë vjen pasi presidenti amerikan kërcënoi se do ta “hedhë në erë” Omanin nëse ky i fundit do t’i bashkohej përpjekjeve me Iranin për të zbatuar kontroll të njëanshëm mbi ngushticën.
Lini një Përgjigje