
Të paktën 300 izraelitë janë vrarë dhe dhjetëra janë rrëmbyer në sulmin që ndodhi nga militantët palestinezë të shtunën, njoftoi Ambasada e Izraelit në Turqi, duke cituar deklaratat e Ministrisë së Shëndetësisë të Izraelit.
Në total 313 palestinezë janë vrarë e afro 2000 janë lënduar në sulmet ajrore izraelite në Gaza, ku 19 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Ndërkohë autoritetet e Izraelit kanë bërë të ditur se janë vrarë edhe qindra palestinezë të armatosur që ishin futur në territorin izraelit. Po ashtu nga ushtria e Izraelit është thënë se dhjetëra palestinezë janë burgosur.
Më herët, Izraeli tha se po merret me militantë në tetë lokacione.
Lini një Përgjigje