
Teksa luftimet në jug të Izraelit vazhdojnë edhe sot, një video dhe momente të tmerrshme nga pengmarrjet e civilëve janë publikuar.
Në video shihet një i ri, i cili është rrethuar nga militantët e Hamasit teksa këta të fundit i marrin me forcë vëllain dhe partneren e tij.
Në pamjet e publikuara duket teksa ata largohen në një motor, ndërsa i riu mbetet mbrapa duke i parë.
I tronditur nga rrëmbimi i vëllait dhe partneres së tij, i riu thotë se nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur me ta.
"Vëllai im, i cili është një djalë i madh, dy metra, që stërvitet katër herë në javë u mor me forcë nga katër ose pesë burra dhe thjesht i çuan drejt Rripit, mendoj. Janë dhjetëra të zhdukur dhe për momentin nuk ka asnjë agjenci qeveritare nga vendi, asnjë zyrtar që e koordinon këtë. Janë dhjetëra në mos qindra njerëz që mungojnë”, tha ai.
Lini një Përgjigje