TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Tetor 2023, 08:41

Sanksionimi i Serbisë për sulmin në Kosovë, Orban i del krah Vuçiç: Qesharake!

Shkruar nga Pamfleti
Sanksionimi i Serbisë për sulmin në Kosovë, Orban i del krah
Viktor Orban dhe Vuçiç

Kryeministri hungarez, Viktor Orban gjatë një deklarate të mbajtur ditën e djsshme foli në lidhje me propozimet të cilat kërkojnë që Serbia të sanksionohet në lidhje me sulmin në Banjskë të Kosovës.

Sipas Orban kjo ide është qesharake dhe se është e pamundur si dhe shtoi se qytetarët serbë dy vitet e fundit kanë vuajtur provokime të ndryshme.

“Duhet të kuptoni se si sillet Kosova. Ata nuk duhet të provokojnë serbët”, tha Orban.

Ai shtoi se pa Serbinë nuk ka stabilitet në Ballkan dhe se duhet të ndihmohet për të stabilizuar rajonin.

Ndërkohë Vuçiç i pyetur se pse nuk e ekstradon Radoiçiqin në Prishtinë, tha se kjo nuk mund të ndodhë.

“Po tallesh me mua apo çfarë? Po ju them kështu sepse e dini se ne nuk mund të ekstradojmë askënd në Prishtinë, sepse nuk e njohim Kosovën si shtet.

Kishte mijëra krime të rënda dhe edhe pse ne jemi anëtarë të OKB-së, ata nuk ekstraduan askënd në Beograd"., tha tha Vuçiç.

viktor orban vuçiç

Lini një Përgjigje