TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Tetor 2023, 07:53

Tërmete të fuqishme godasin Afganistanin, talebanët raportojnë për 2 mijë të vdekur

Shkruar nga Pamfleti

Tërmete të fuqishme godasin Afganistanin, talebanët

Rreth 2.000 njerëz kanë vdekur pas tërmeteve në Afganistan, sipas talebanëve.

Shifra është një rritje e konsiderueshme nga të shtunën kur OKB dha një shifër paraprake prej 320 viktimash. Afganistani u godit dje nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 goditën në perëndim të vendit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Epiqendra ishte rreth 25 milje në veriperëndim të qytetit të Heratit dhe u pasua nga tre pasgoditje të forta, me magnitudë 6.3, 5.9 dhe 5.5, raportoi USGS. Një zëdhënës i autoritetit kombëtar të Afganistanit për fatkeqësitë tha se katër fshatra në distriktin Zenda Jan në provincën Herat janë goditur më së shumti nga tërmetet.

Në qershor të vitit të kaluar, një tërmet i fuqishëm goditi Afganistanin lindor duke vrarë të paktën 1,000 njerëz dhe duke plagosur rreth 1,500 të tjerë. Ishte tërmeti më vdekjeprurës në Afganistan në dy dekada.

afganistan tërmete

Lini një Përgjigje