
Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë i Donald Trump, është kryefjalë e mediave botërore në 24 orët e fundit. Mediat në mbarë botën e mbyllën ditën e djeshme me Trump dhe hapën titujt kryesor mëngjesin e sotëm me atë që pritet të sjellë mandati i tij i dytë.
Por si e kanë pasqyruara rikthimin e Trump disa nga gazetat më prestigjioze?
Gazeta prestigjioze “The Wall Street Journal” e hap faqen e saj të parë me titullin; “Trump sfidues rimerr pushtetin”. Teksa shton më tej; “Presidenti i ri është betuar për një rikthim të jashtëzakonshëm”.

Më tej, gazeta britanike “ The Daily Telegraph” e hap faqen e saj të parë me titullin; “U riktheva, zemër”. Teksa shton më tej; “Trump mbyll rikthimin e tij historik në Shtëpinë e Bardhë”.

Gazeta tjetër britanike “The I Paper”, e hap faqen e saj të parë me titullin; “Lëshohet”, teksa vijon më tej duke thënë; “ Presidenti i 47-të fillon me politikën e shpejtë - duke kërkuar bum të shpimeve të naftës dhe shpalljen se SHBA do të njohë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.”

Ndërkohë që gazeta kanadeze “The Globe And Mail” e hap faqen e saj të parë me titulli; “Kthim në pushtet”.

Lini një Përgjigje