TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2023, 07:22

Kryengritja e Wagner, ish-ambasadori Nesho: Do ketë ndikim dhe në rajonin tonë, Beogradi satelit i Rusisë!

Shkruar nga Pamfleti

Kryengritja e Wagner, ish-ambasadori Nesho: Do ketë ndikim dhe në

Grupi i mercenarëve Wagner, nisi të shtunën një kryengritje ushtarake kundër presidentit rus, Vladimir Putin, por grupi u tërhoq vetëm 200 km larg Moskës.

Ambasadori Agim Nesho, i pyetur nëse lëvizja e Wagner kundër Moskës do të ketë ndikim në rajonin tonë, e pohoi diçka të tillë duke shtuar se shikon regjimin e Beogradit si satelit të Rusisë.

Nesho tha me tej se ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë, e nxori atë shumë të dobët nga ana ushtarake, ndërsa shtoi se kundërofensiva e Ukrainës shumë shpejt do të çlirojë territoret e saj e madje edhe Krimenë.

‘Mendoj se po, pasi e shikoj regjimin e Beogradit si një regjim satelit të Rusisë. Edhe lirimi i policëve është në vazhdimësi të kësaj gjëje. E panë që Rusia doli me e dobët dhe ky ishte rezultati. Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainën nxori një gjë që Rusia nuk kishte fuqi ushtarake që ta përballonte luftën. Ishte nisur nga interesat e regjimit për të krijuar atë fuqinë e madhe që do të realizonte Rusia. Kundërofensiva nuk mendoj se do të jetë pa rezultat. Ish gjenerali i NATOS- tha edhe lufta është disa javore. Nuk është një luftë që do të vazhdojë për shumë vite, mendohet se Ukraina shumë shpejt do të çlirojë territoret dhe madje të marrë edhe Krimenë. Ky është aksioni politik që po luan Perëndimi në Ukrainë.  Nuk ka asnjë paralelizëm me forcat dhe mos shkatërrimin e tyre. Ukrainë kur s’kishte armë u detyrua që të luftonte në një mënyrë heroike, jo më tani që perëndimi po e furnizon me armë moderne. Beteja bëhet shumë e më e madhe dhe aq të fuqishme, se po mos të ishin të fuqishëm nuk do të bëni kundërofensivë.’- tha Nesho.

Lini një Përgjigje