TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2023, 07:24

Mbyllja e hetimit për masakrën e Peshkëpisë, flet ish prokurori: U zhduk fashikulli, akti terrorist mbeti pa u ndëshkuar

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllja e hetimit për masakrën e Peshkëpisë, flet ish

Ish prokurori Eugen Beci, që hetoi masakrën e Peshkëpisë, deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit", se hetimi për këtë çështje u mbyll për dy arsye thelbësore. Së pari, shteti grek nuk ktheu përgjigje për kërkesat e Prokurorisë shqiptare. 
Ish prokurori zbuloi gjithashtu se u zhdukën fashikuj nga dosja, ngjarje kjo e paprecedent. 

Biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Pse u mbyll çështja e Peshkëpisë? Ju keni qenë prokuror i çështjes. 

Eugen Beci: Në pikëpamje të korrespodencës me shtetin grek, nuk ishin të plota. Është detyrim që rrjedh nga Konventat.

U gjetën disa shpjegime proceduriale, që kanë të bëjnë me parashkrimin e veprës penale .
Pati dy probleme, zhdukja e një fashikulli të hetimit, që u bë nga autoritetet shqiptare. Dhe mos ardhja e letërporosisë (nga Greqia). 
Ishte rasti i parë që hasa një dosje, që mungonte materiali. Në vend të vendimit, thuhej janë fletë formati bosh.
Veprat janë kryer që nga 94. Një akt terrorist mbeti pa u ndëshkuar.

fredi beleri eugen beci

Lini një Përgjigje