Analisti Andi Bushati ka folur në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, pas publikimit të videos ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë së Kukësit.
I ftuar në Euronews Albania, Bushati theksoi se i kujtohen dy video ku Safet Gjici ndante para me thasë për reporterët sportivë.
Më tej analisit shtoi se Gjici është një figurë më e errët se sa akti seksual në zyrë.
“Unë kujtoj dy video, një video ku Safet Gjici që kishte mbledhur të gjithë reporterët sportivë dhe i jepte me pamje në të gjithë televizionet e vendit, se si i shpërndante me thes para. Safet Gjici është një figurë e errët se sa akti për të cilin po e kryqëzon shoqëria”, tha Andi Bushati.
Lini një Përgjigje