
Sergei Mikhailov, gazetar dhe redaktor i një faqeje interneti me bazë në rajonin malor të Altait, në Siberi, u dënua me tetë vjet burg të premten për publikimin e materialeve kritike mbi ofensivën e Moskës në Ukrainë. Që prej fillimit të saj, Moska ka ndërmarrë një goditje masive ndaj mendimeve kundër në vend.
Sergei Mikhailov, u arrestua në javët e para të fillimit të fushatës ushtarake nga Kremlini në vitin 2022, menjëherë pasi u miratuan ligje shtypëse, që ndalonin kritikat ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë.
Ai kishte publikuar informacione në internet mbi vdekjen e civilëve në periferi të Kievit, Buças dhe Mariupolit.
Një gjykatë në qytetin e Gorno-Altaiskut dha masën e dënimit për 48-vjeçarin, pasi e shpalli atë fajtor nën akuzat për "përhapje me vetëdije të informacionit të rremë" për ushtrinë ruse.
Prokurorët thanë se ai ishte "i motivuar nga urrejtja politike".
Gazetari rus Sergei Mikhailov, drejtonte kanalin e vogël opozitar në mediat sociale të quajtur, Listok, prej republikës ruse të Altait që ndodhet në Siberi - një rajon që ka dërguar shumë vetë në Ukrainë.
Lini një Përgjigje