
Ata që mbërritën të parët në vendngjarje, policia dhe urgjenca, folën për skena të tmerrshme. Gjak në tokë, në sediljet e autobusit, në rrobat e njerëzve. Fëmijët dhe adoleshentët që po shkonin në festivalin e qytetit të tronditur: u gjendën të bllokuar në transportin publik, ndërsa një grua filloi të godiste me thikë njerëzit.
Ajo që dihet, pak orë pas sulmit, është se në Siegen në Nordrhein-Ëestphalia, 100 kilometra larg Solingenit, janë përdorur sërish thika. Se të paktën pesë persona u plagosën në autobus - tre prej tyre në gjendje kritike - para se shoferi të arrinte të ndalonte automjetin në anë të rrugës, duke hapur dyert dhe duke i bërë pasagjerët të iknin.
Kryebashkiaku Andreas Müller ishte ndër të parët që mbërriti në vendin e ngjarjes. Ai i tha gazetës Siegener Zeitung me telefon se ishte i tronditur, veçanërisht sepse duket se shumë nga viktimat ishin duke shkuar për në një festival fshati.
Menjëherë më pas lajmet e ardhur nga Bild dhanë përshkrimin e parë të vrasësit. Dinamika dukej se përjashtonte një plan, të zbatuar me objektiva “politikë”. Gruaja është 32 vjeçe dhe duket se ka vepruar – kështu shkruan gazeta popullore – nën ndikimin e mundshëm të drogës apo alkoolit dhe është e njohur në polici për krime të lidhura me drogë .
Më pas detajet e tjera u filtruan. Gruaja hipi në autobusin R22 midis Neunkirchen dhe Siegen në orën 19:40. Në automjet ndodheshin të paktën dyzet persona. Me të mbërritur policia, ajo është dorëzuar dhe është arrestuar pa bërë rezistencë.
Lini një Përgjigje