TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Mars 2023, 21:13

Kremlini i akuzon për “rehabilitimit të nazizmit”, policia ruse bastis zyrat e grupit fitues të çmimit Nobel për Paqe

Shkruar nga Pamfleti

Kremlini i akuzon për “rehabilitimit të nazizmit”, policia

Autoritetet ruse kanë bastisur shtëpitë dhe zyrat e avokatëve të të drejtave të njeriut dhe historianëve të përfshirë në grupin e të drejtave “Memorial”, i cili fitoi Çmimin Nobel për Paqen vitin e kaluar.

Vala e kërkimeve, pas së cilës policia mori në pyetje aktivistët e Memorialit, është pjesë e një goditjeje gjithëpërfshirëse kundër disidencës, e cila është intensifikuar që kur Moska pushtoi Ukrainën.

Grupi tha se bastisjet dhe marrja në pyetje janë të lidhura me një çështje penale të nisur nga Komiteti Hetues i Rusisë kundër aktivistëve në fillim të këtij muaji. Hetimi u hap me akuzën e “rehabilitimit të nazizmit”, i dënueshëm deri në pesë vjet burg.

“Memorial” drejton një bazë të dhënash të viktimave të represioneve politike, e cila përfshin tre persona që u dënuan në kohën sovjetike për bashkëpunim me Gjermaninë naziste. Grupi tha se autoritetet po përdorin ata emra në listë në rastin e tyre kundër “Memorial”.

Oleg Orlov, bashkëkryetari i grupit, apartamenti i të cilit ishte në mesin e atyre që u kontrolluan, u tha gazetarëve se akuzat ishin "idiote", përpara se të çohej në një stacion policie nga një oficer i maskuar me jelek antiplumb.

rusi fituesit e çmimit nobel

Lini një Përgjigje