Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të përshpejtojnë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, pasi shifrat e reja tregojnë se më pak se një e katërta e vendeve anëtare po përmbush objektivin e aleancës.
Stoltenberg tha se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vitin e kaluar tregoi se bota është bërë më e pasigurt dhe se aleatët e NATO-s duhet të përgjigjen duke vendosur dhe përmbushur qëllime më ambicioze ushtarake, shkruan Reuters.
Vetëm shtatë nga tridhjetë vendet e aleancës përmbushën objektivin aktual për të shpenzuar 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen në vitin 2022.
Ai deklaroi se pritshmëria e NATO-s ishte që dy anëtarë të tjerë të përmbushnin objektivin, por ekonomitë e tyre u rritën më shumë se sa pritej, kështu që shpenzimet e tyre si pjesë e PBB-së u reduktuan.
“Nuk ka dyshim se ne duhet të bëjmë më shumë dhe ta bëjmë më shpejt. Ritmi aktual, kur bëhet fjalë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, nuk është mjaftueshëm i lartë. Mesazhi im për aleatët është se ne mirëpresim atë që kanë bërë, por ata kanë nevojë për të përshpejtuar, ata duhet të ndahen më shumë në një botë më të rrezikshme”, u tha Stoltenberg gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel.
Lini një Përgjigje