TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Prill 2025, 16:54

“Kjo nuk është bërë kurrë më parë”, ushtria amerikane krijon avionin “Frankenstein”

Shkruar nga Pamfleti

“Kjo nuk është bërë kurrë më

Forcat Ajrore Amerikane kanë montuar një avion që e kanë pagëzuar me emrin “Frankenstein”. Ai është ndërtuar nga pjesët e dy avionëve luftarakë F-35 të rrëzuar. Kjo i kurseu SHBA-së rreth 63 milionë dollarë amerikanë.

Ky konsiderohet nga Forcat Ajrore të SHBA-së si një luftëtar i ri.

“Frankenstein është plotësisht operacional dhe i gatshëm për të mbështetur aviacionin luftarak”, shkruante ushtria amerikane në një raport të publikuar nga CNN.

F-35 konsiderohet si një nga avionët luftarakë më modernë në botë. Prodhuesi është Lockheed Martin, Northrop Grumman është një nga partnerët kryesorë dhe prodhon, ndër të tjera, krahë dhe sisteme sensorësh për avionin. Aktualisht janë 890 avionë F-35 në shërbim në mbarë botën.

Në parim, ka qenë gjithmonë e mundur të ndërtohet një avion i ri nga pjesët e vjetra, shpjegoi Scott Taylor, inxhinier i lartë mekanik në Lockheed Martin. Ai shpjegon se "teorikisht, të gjitha pjesët e avionit mund të çmontohen dhe rimontohen, por kjo thjesht nuk është bërë kurrë më parë."

 “Frankenstein” përbëhet nga një F-35A, i cili pësoi një dëmtim të motorit dhe zjarr gjatë një misioni stërvitor në Florida në vitin 2014.

Avioni u dëmtua rëndë. Gjashtë vjet më vonë, në vitin 2020, pajisjet e hundës së një tjetër F-35A dështuan gjatë uljes. Edhe ky avion u dëmtua rëndë. Normalisht një humbje prej miliona dollar për Forcat Ajrore.

Njëri avion e kishte hundën të paprekur, tjetri e kishte bishtin të paprekur. Dhe kështu inxhinierët dolën me idenë e ndërtimit të një avion të ri nga pjesët e vjetra.

"Në vend që të dy avionët të dilnin jashtë përdorimit, ekipet morën vendimin e guximshëm në vitin 2022 për të hequr hundën e njërit avion dhe për ta lidhur atë me avionin tjetër për të maksimizuar kursimet dhe për të shtuar një aeroplan të aftë për mision luftarak," shpjegojnë Forcat Ajrore në raportin e tyre.

 

Lini një Përgjigje