
Stuhi gjithëpërfshirëse të nivelit të tajfunit pritet të godasin Kinën veriore nga e premtja deri të dielën. Në këtë kuadër mediat shtetërore kineze lëshuan një rekomandim të çuditshëm duke u kërkuar njerëzve që peshojnë më pak se 50 kilogramë të qëndrojnë brenda.
Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, Pekini po shtyn ngjarjet kryesore sportive, ka mbyllur parqet dhe pezulloi dhjetëra shërbime hekurudhore.
22 milionë banorët e rajonit janë paralajmëruar kundër udhëtimeve jo thelbësore, ndërsa atyre që peshojnë më pak se 50 kg u është thënë se mund të "fshihen lehtësisht".
Dhjetra fluturime janë anuluar pasi erërat me shpejtësi deri në 93 milje në orë do të përhapen në provincat veriore të Kinës.
Erërat e forta që bartin rërë dhe pluhur nga Mongolia janë normale në këtë kohë të vitit, por ndryshimi i klimës i ka bërë ngjarjet e motit më ekstreme.
Pekini lëshoi alarmin e parë për stuhi portokalli në 10 vjet për këtë fundjavë, i dyti më i lartë nga katër nivelet.
Temperaturat në kryeqytet pritet të ulen me 12 gradë Celsius të shtunën dhe sinoptikanët paralajmëruan se shpejtësia e erës mund të rivalizojë ose tejkalojë rekordet e prillit që datojnë që nga viti 1951.
Reshjet e dendura të borës pritet të mbulojnë pjesë të rajonit kinez të Mongolisë së Brendshme, si dhe Kinën verilindore, ndërsa Kina jugore mund të goditet nga stuhitë më të forta breshëri deri më tani këtë vit.
Fatkeqësitë natyrore në Kinë shkaktuan humbje të drejtpërdrejta ekonomike prej 9.3 miliardë juanë (1.27 miliardë dollarë) në dy muajt e parë të vitit 2025, sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave.
Lini një Përgjigje