TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Prill 2025, 10:23

Trump rriti tarifat ndaj mallrave kineze, nuk vonon përgjigjia e Kinës; Xi vendos 125% taksë ndaj produkteve të SHBA 

Shkruar nga Pamfleti

Trump rriti tarifat ndaj mallrave kineze, nuk vonon përgjigjia e

Kina ka njoftuar vendosjen e një tarife të re prej 125% për importet nga Shtetet e Bashkuara, në një lëvizje të re në përshkallëzimin e luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

Tarifa e re, e cila shënon një rritje të ndjeshme nga 84% që ishte shpallur të mërkurën, vjen si kundërpërgjigje direkte ndaj masave të fundit proteksioniste të administratës amerikane. Me këtë vendim, Kina ka barazuar nivelin e tarifës me atë të vendosur aktualisht nga SHBA për mallrat kineze.

Ekspertët paralajmërojnë se përshkallëzimi i mëtejshëm i tarifave rrezikon të rëndojë edhe më shumë mbi ekonominë globale, në një moment të ndjeshëm për tregjet dhe zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar.

Asnjëra palë nuk po jep shenja tërheqje dhe këtë po e paguajnë qytetarët, bizneset dhe korporatat e mëdha.

Mallrat që vijnë nga Kina në Shtetet e Bashkuara tani janë subjekt i një tarife prej të paktën 145%, sqaroi sot Shtëpia e Bardhë, duke treguar se është shtuar me 25 për qind tarifa.

 

Lini një Përgjigje