TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Qershor 2026, 19:40

Vuçiç i dorëzuar, paralajmëron dorëheqjen pas valës së protestave: Këto janë ditët e fundit si president

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç i dorëzuar, paralajmëron dorëheqjen pas
Aleksandar Vuçiç

Pas protestave që shkundën vendin, Vuçiç drejt dorëheqjes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se do të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit pas disa javësh, duke theksuar se fjalimi i mbajtur në tubimin "Serbia, një familje" ishte një nga të fundit në cilësinë e presidentit.

"Kanë mbetur edhe disa javë që të jem president dhe më pas do të paraqes dorëheqjen", u tha Vuçiç mbështetësve të tij, duke i falënderuar për mbështetjen ndër vite.

Ai bëri të ditur gjithashtu se lista me të cilën do të garojë në zgjedhjet e ardhshme do të mbajë emrin "Serbia e Bashkuar", duke e cilësuar atë si "moton më të bukur" për vendin.

Vuçiç premtoi se të hënën do të prezantojë një plan të ri ekonomik, i cili do të përfshijë rritje të pensioneve që këtë vit, përpara muajit janar, si dhe masa shtesë për pensionistët dhe qytetarët me të ardhura më të ulëta.

Presidenti serb tha se objektivi i qeverisë është që brenda dy vitesh paga mesatare në Serbi të arrijë në 1.400 euro, ndërsa pensioni mesatar në 650 euro. Ai premtoi gjithashtu reforma në sistemin shëndetësor dhe atë arsimor, ulje të çmimit të barnave dhe përmirësim të shërbimeve publike.

Në fjalën e tij, Vuçiç vlerësoi arritjet ekonomike të Serbisë gjatë viteve të fundit, duke përmendur rritjen e investimeve, ndërtimin e autostradave dhe uljen e papunësisë. Ai theksoi se Serbia do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian, por pa hequr dorë nga marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë.

Gjithashtu, ai përsëriti se Serbia do të ruajë neutralitetin ushtarak dhe do të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse.

vucic doreheqje

Lini një Përgjigje