
Një avion i United Airlines që fluturonte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Dubai, bëri ulje emergjente në aeroportin “Eleftherios Venizelos” të premten për shkak të një problemi të rëndë shëndetësor që ka përjetuar një pasagjer gjatë udhëtimit.
Fluturimi është devijuar drejt aeroportit “Eleftherios Venizelos”, ndërsa ishte në jug të Kretës.
Sipas informacioneve të protothema.gr, njëri prej pasagjerëve është ndjerë keq, gjë që ka shkaktuar shqetësim tek ekuipazhi, i cili i ka njoftuar për nevojën urgjente për ndihmë mjekësore, duke bërë që avioni të bëjë ulje urgjente në aeroportin e Athinës.
Siç mësohet, pasagjeri ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.
Lini një Përgjigje