TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Shkurt 2024, 07:35

Kërcënimet e Trump, shefi i NATO-s paralajmëron Europën: BE nuk mund t'a mbrojë dot kontinentin!

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënimet e Trump, shefi i NATO-s paralajmëron Europën: BE
Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg/ Foto nga Reuters

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi dje Europën që të mos përpiqet të shkojë e vetme pasi komentet e Donald Trump nxitën debate të reja nëse kontinenti mund të vazhdojë të mbështetet te Shtetet e Bashkuara për mbrojtje.

“Bashkimi Europian nuk mund ta mbrojë Europën. Tetëdhjetë për qind e shpenzimeve ushtarake të NATO-s vijnë nga aleatët e NATO-s jo të BE-së", tha Stoltenberg në një intervistë për Reuters.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës tha se është e qartë se siguria e Evropës nuk varet ekskluzivisht nga vetë Evropa, por edhe nga anëtarët e tjerë të NATO-s si SHBA-ja, Kanadaja, Turqia, Norvegjia dhe Islanda.

“Nëse shikoni vetëm hartën, është e qartë se të gjitha ato vende, të cilat nuk janë anëtare të BE-së, janë të një rëndësie jetike për mbrojtjen e Europës”., tha ai.

Ai shtoi se "çdo përpjekje për të ndarë Europën nga Amerika do të ndajë gjithashtu Europën". 

Një numër vendesh evropiane, veçanërisht në Lindje, i shohin SHBA-të si garantuesin kryesor të sigurisë dhe do të kundërshtonin çdo lëvizje për ta ndryshuar atë, sipas Reuters.

Trump, ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati kryesor për nominimin republikan në zgjedhjet e nëntorit, tërhoqi kritika të ashpra nga udhëheqësit perëndimorë pasi tha se u tha anëtarëve të NATO-s se SHBA nuk do të mbronte ata që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen dhe madje do të inkurajonte Rusinë për të sulmuar ata.

Shumë politikanë evropianë besojnë se komentet e Trump janë një thirrje zgjimi dhe duhet të inkurajojnë Europën të bëjë më shumë për të mbrojtur veten.

Stoltenberg tha se anëtarët evropianë të NATO-s duhet të bëjnë më shumë për të ndërtuar kapacitete ushtarake dhe se po e bëjnë këtë. Ai shtoi megjithatë se kjo duhet të ndodhë në kuadrin transatlantik.

Ai tha më herët dje se aleatët evropianë do të investonin 380 miliardë dollarë në ushtri këtë vit, duke rritur shpenzimet e tyre në rreth dy përqind të PBB-së në 2024, krahasuar me 1.85 përqind në 2023./ Pamfleti

nato kërcënimet e trump europa

Lini një Përgjigje