
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Kansas City, Misuri, pas një parade të Super Bowl.
Të shtënat u qëlluan në perëndim të Union Station, afër vendit ku mijëra qytetarë ishin mbledhur për të ndjekur paradën.
Deri më tani raportohet për një viktimë, ndërsa nuk saktësohet numri i të plagosurve.
Të paktën pesë persona janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë dy persona të armatosur janë arrestuar.
Qyteti po festonte fitoren e Super Bowl të së dielës nga Kansas City Chiefs.
Një paradë fitoreje përfundoi jashtë Stacionit të Unionit në qendër të qytetit të Kansas City dhe raportet lokale thanë se lojtarët ishin ende në skenë kur filluan të dëgjoheshin të shtënat.
Lini një Përgjigje