
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohen në dy raunde, në datën 24 prill dhe në datën 8 maj.
Data u shpall sot nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitrevski.
Mitrevski tha se pret tqë të gjitha institucionet të japin kontributin e tyre për zgjedhje të drejta e të lira.
“Maqedonia e Veriut në proçeset e kaluara zgjedhore ka dëshmuar se ka kapacitet të organizojë zgjedhje demokratike në përputhje me parimet dhe vlerat evropiane. Shprehja e të drejtës për të votuar lirshëm është akti më i lartë i demokracisë dhe besoj se qytetarët në këto zgjedhje do të bëjnë zgjidhjen më të mirë për ardhmen e shtetit”, tha Mitreski.
Zgjedhjet do të organizohen nga qeveria teknike, e cila drejtohet nga kryeministri Talat Xhaferi.
Ndërsa presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se Kurti ka të drejtë të mbështesë persona dhe parti politike në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Fushata për zgjedhjet presidenciale pritet të nisë në fillim të prillit dhe të përkojë për disa ditë me fushatën për zgjedhjet parlamentare.
Partitë ende nuk kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve me të cilët do të dalin në zgjedhjet presidenciale dhe as planet për koalicione në zgjedhjet parlamentare.
Opozita shqiptare ka paralajmëruar se do të marrë pjesë me kandidatin e saj në zgjedhjet presidenciale.
Lini një Përgjigje