
Ish-presidenti Francës, Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor nga një gjykatë Apeli, duke e dënuar atë me 6 muaj burg, por që do t’i vuajë i izoluar në banesë. Gjykata vendosi të ndryshojë vendimin e Shkallës së Parë, e cila e dënoi me 1 vit burg me kusht, për fshehje të shpenzimeve në fushatë. Gjykata vendosi që ai të qëndrojë 6 muaj në banesë me byzylyk te këmba dhe më pas 6 muaj të tjerë në shërbim prove.
Nicolas Sarkozy, i cili ishte president i Francës për një mandat nga viti 2007 deri në vitin 2012, por pas përfundimit të mandatit të tij presidencial, mbeti një figurë politike me ndikim në qarqet konservatore franceze dhe është në marrëdhënie miqësore me presidentin aktual francez, Emmanuel Macron, pavarësisht një sërë gjykimesh dhe hetimesh lidhur me çështje të ndryshme ligjore që lidhen me financimin e fushatës zgjedhore.
Ai gjithmonë ka mohuar akuzat se partia e tij Republikane, e njohur atëherë si UMP, bashkëpunoi me agjencinë e marrëdhënieve me publikun Bigmalion për të fshehur shumat e vërteta të një fushate presidenciale të shënuar nga shpenzimet e parave të paprecedentë në jetën politike franceze. Gjatë seancës, Sarkozi mohoi fajin personal, por fajësoi disa anëtarë të ekipit të tij zgjedhor.
“Unë nuk kam zgjedhur asnjë furnizues, nuk kam nënshkruar asnjë ofertë, asnjë faturë të vetme”, tha Sarkozi në gjykatë. Në Francë ka masa të rrepta që kufizojnë shpenzimet për fushatën zgjedhore.
Lini një Përgjigje