
Kryeministri hungarez Viktor Orban, tha se Europa është aktualisht në fazën përgatitore për luftë me Rusinë. Orban argumenton se BE po tërhiqet gjithnjë e më shumë në konfliktin e armatosur në Ukrainë.
Ai thotë se çdo javë sheh më shumë shenja se BE dhe NATO po përgatiten për aksion ushtarak.
Kryeministri theksoi se dalja në luftë nuk ndodh në një hap. Orban thotë se janë tre faza: diskutimi, përgatitja dhe shkatërrimi.
“Tani po e përfundojmë diskutimin dhe jemi në fazën e përgatitjes. Jemi centimetra larg shkatërrimit", shtoi ai.
Pavarësisht dënimit dhe kundërshtimit të gjerë të BE-së ndaj pushtimit të Rusisë, Orban është përpjekur të forcojë marrëdhëniet dypalëshe me Moskën.
Ai ka kundërshtuar shumë nisma të BE-së për të mbështetur Ukrainën në rezistencën ndaj forcave të Moskës, ndërsa ka pozuar për në foto me Putin në tetor.
Orban ishte i vetmi mes liderëve perëndimorë për të uruar rizgjedhjen e Putinit, pavarësisht se disa ministra të BE-së e quajtën votimin një mashtrim.
Lini një Përgjigje