TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Maj 2024, 23:31

Gjykata shpall fajtor Donald Trump, i pari ish-President që dënohet për vepra penale

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata shpall fajtor Donald Trump, i pari ish-President që dënohet

Vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit...

Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale të enjten pasi një juri në Nju Jorkut e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes së një aktoreje të filmave pornografikë, përpara zgjedhjeve të 2016-ës.

Zoti Trump u shpall fajtor për 34 akuzat që ishin ngritur ndaj tij.

Vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur zoti Trump, kandidati republikan, synon të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë përballë presidentit demokrat Joe Biden.

Zoti Trump, 77 vjeç, ka mohuar akuzat dhe pritet të apelojë vendimin.

Prokurorët thanë se Trumpi ka falsifikuar të dhëna për të fshehur rimbursimet që ia ka bërë avokatit të atëhershëm të tij, Michael Cohen, i cili i ka paguar aktores së pornografisë, Stormy Daniels 130.000 dollarë në javët e fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016, në këmbim që ajo të mos e paraqiste publikisht pretendimin e saj se ajo dhe Trump kishin pasur marrëdhënie seksuale një dekadë më parë.

Ish-presidenti dhe i nominuari republikan për president, është deklaruar i pafajshëm duke mohuar çdo kontakt seksual me Daniels dhe duke argumentuar se pagesat e kryera ndaj avokatit Cohen ishin përcaktuar saktë në të dhënat e kompanisë, përkatësisht si shpenzime ligjore.

Lini një Përgjigje