TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Maj 2026, 09:59

“Jam Zoti!”/ Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë, zbardhen detjaet kush është autori i incidentit me Shërbimin Sekret

Shkruar nga Pamfleti
“Jam Zoti!”/ Të shtënat pranë Shtëpisë
Përplasja me armë në Shtëpinë e Bardhë

Një incident i armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë në Washington ka përfunduar me vdekjen e autorit të dyshuar, pas një shkëmbimi zjarri me agjentët e Shërbimit Sekret amerikan.

BBC shkruan ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, pranë një pike kontrolli sigurie në afërsi të ndërtesës Eisenhower Executive Office Building.

Sipas autoriteteve amerikane, një person nxori armën nga çanta dhe hapi zjarr në drejtim të zonës së sigurisë, duke detyruar agjentët të kundërpërgjigjeshin menjëherë.

I dyshuari, i identifikuar nga mediat amerikane si 21-vjeçari Nasire Best, u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe më pas u transportua në spital, ku u shpall i vdekur. Një kalimtar mbeti gjithashtu i plagosur, ndërsa asnjë efektiv i Shërbimit Sekret nuk u lëndua gjatë incidentit.

Best ishte i njohur për autoritetet dhe kishte histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor. Burime pranë hetimit bëjnë me dije për mediat amerikane se ai kishte tentuar të hynte në Shtëpinë e Bardhë edhe në korrik të vitit 2025, çka kishte çuar në arrestimin dhe më pas trajtimin e tij në një institucion psikiatrik. Sipas CNN, para se të ndalohej asokohe, Best kishte bërtitur se ishte “Zoti!“.

 

të shtënat pranë shtëpisë së bardhë

Lini një Përgjigje