Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i cili ndodhej në Shtëpinë e Bardhë kur jashtë saj ndodhi një sulmi i armatosur ka reaguar pas incidentit ku një 21-vjeçar u qëllua për vdekje nga oficerët e Shërbimit Sekret pasi tentoi të hynte në kompleksin presidencial.
Në një postim në Truth Social, Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e rendit për reagimin e shpejtë dhe profesional ndaj personit të armatosur, për të cilin tha se kishte një histori dhune dhe një “obsesion të mundshëm” me Shtëpinë e Bardhë.
“Falënderojmë Shërbimin Sekret të mrekullueshëm dhe Zbatimin e Ligjit për veprimin e shpejtë dhe profesional që ndërmorën sonte kundër një personi të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili kishte një histori të dhunshme dhe një fiksim të mundshëm me ndërtesën më të dashur të kombit tonë”, shkroi Trump.
Sipas autoriteteve amerikane, një person nxori armën nga çanta dhe hapi zjarr në drejtim të zonës së sigurisë, duke detyruar agjentët të kundërpërgjigjeshin menjëherë.
I dyshuari, i identifikuar nga mediat amerikane si 21-vjeçari Nasire Best, u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe më pas u transportua në spital, ku u shpall i vdekur. Një kalimtar mbeti gjithashtu i plagosur, ndërsa asnjë efektiv i Shërbimit Sekret nuk u lëndua gjatë incidentit.
Lini një Përgjigje