
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se Kievi është i gatshëm për bisedime paqeje, por jo në Rusi apo Bjellorusi.
Ai theksoi se Ukraina është e hapur për dialog vetëm nëse këto bisedime do t’i japin fund luftës. Zelensky u shpreh gjithashtu se forcat ukrainase nuk do të tërhiqen nga fronti dhe nuk do të dorëzojnë territore.
Në deklaratat e tij për mediat, Zelensky u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë të miratojnë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, ndërsa shtoi se Ukraina do të ketë nevojë për mbështetje të qëndrueshme financiare nga aleatët evropianë për dy deri në tre vitet e ardhshme.
Lini një Përgjigje