TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Tetor 2025, 17:17

Izraeli rinis lojërat, mbyll kufirin e Rafah-ut dhe bllokon ndihmat humanitare

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli rinis lojërat, mbyll kufirin e Rafah-ut dhe bllokon ndihmat

Zyrtarët izraelitë kanë njoftuar se pika kufitare e Rafah-ut mes Gazës dhe Egjiptit do të mbetet e mbyllur edhe nesër, ndërsa ndihmat humanitare drejt enklavës do të reduktohen ndjeshëm. Ky vendim vjen si masë ndëshkuese ndaj Hamasit, i cili nuk ka dorëzuar të gjitha trupat e pengjeve të vrarë.

Deri më tani, Hamasi ka kthyer vetëm 4 trupa në Izrael, ndërsa familjarët e 24 të tjerëve vazhdojnë të presin me ankth kthimin e trupave të të dashurve të tyre.

Ky ngërç po ndikon drejtpërdrejt në rrjedhën e ndihmave jetike në Gazën jugore, duke e thelluar krizën humanitare.

Këshilli Norvegjez për Refugjatët paralajmëroi për Sky News se “të gjitha pikat kufitare në jug duhet të hapen menjëherë, përndryshe do të përballemi me një katastrofë edhe më të rëndë në Gaza”. Zëdhënësi Ahmed Bayram theksoi se 55,000 fëmijë ndodhen në rrezik akut nga kequshqyerja.

“Fokusi i menjëhershëm është shpëtimi i fëmijëve nga vdekja. Dhe gjithçka nis me lejimin e kamionëve me ndihma të hyjnë në territor,” tha ai.

Ndërprerja e ndihmave ushqimore, mjekësore dhe të ujit të pijshëm, për shkak të mosmarrëveshjeve politike për trupat e pengjeve, mund të kthehet në një tragjedi masive për popullsinë civile në Gaza, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

Lini një Përgjigje