
Ai tha se Rusia përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe se "paqja e akullt" aktuale me BE-në mund të shpërthejë në çdo moment në "konfrontim të nxehtë".
Inteligjenca gjermane ka paralajmëruar për një sulm rus ndaj NATO-s para vitit 2029.
Martin Jaeger, kreu i shërbimit BND të spiunazhit, u tha ligjvënësve se Rusia është e vendosur që të zgjerojë “sferën e saj të ndikimit më në perëndim drejt Evropës”
Ai tha se Rusia përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe se "paqja e akullt" aktuale me BE-në mund të shpërthejë në çdo moment në "konfrontim të nxehtë", shkruan “Euroactiv”.
"Nuk mund të rrimë duarkryq dhe të supozojmë se një sulm i mundshëm rus nuk do të ndodhë deri në vitin 2029, në rastin më të mirë. Ne jemi tashmë nën sulm. Veprimet e Rusisë janë të dizajnuara për të minuar NATO-n dhe për të ndarë shoqëritë.", tha shefi i ri i BND-së, Martin Jäger, në një seancë publike dëgjimore të Panelit të Kontrollit Parlamentar të Bundestagut.
Ai përmendi metodat e Rusisë si manipulim zgjedhor, dezinformim, spiunazh dhe sabotim.
"Këto incidente të izoluara, që ndodhin shpesh, përfaqësojnë një nivel të ri konfrontimi". Evropa, tha ai, po shtyhet drejt vetëshkatërrimit, e paralizuar nga frika dhe inercia.
Së bashku me Jeagerin ishin edhe udhëheqësit e shërbimeve të inteligjencës së brendshme dhe ushtarake të Gjermanisë.
Edhe pse ata përmendën kërcënime të tjera, si ekstremizmi politik dhe fetar, ishte Rusia ajo që mbizotëroi në deklarimet e tyre.
Jaeger tha se Gjermania është caku numër një i Rusisë në Evropë, duke pasur parasysh se është ekonomia më e madhe e BE-së dhe luan një rol udhëheqës në mbështetjen e Ukrainës.
Paralajmërimet vijnë pas një serie incidentesh në Bashkimin Evropian, përfshirë inkursionin e dronëve rusë në Poloni dhe shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë.
Lini një Përgjigje