TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2025, 14:28

Izraeli i bindet Trumpit, por nuk lë pa hedhur 'gurin' e fundit ndaj Iranit

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli i bindet Trumpit, por nuk lë pa hedhur 'gurin' e fundit

Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur një pikë radari në veri të Iranit pas një telefonate mes presidentit Trump dhe Benjamin Netanyahut.

Më herët, Trump i bëri thirrje Izraelit të mos kryente sulme në Iran në shenjë hakmarrjeje për Teheranin, i cili shkeli armëpushimin.

Kryeministri izraelit iu drejtuar Trump duke thënë se nuk mund ta anulonte sulmin dhe se ishte i nevojshëm pasi sipas tij, Irani shkeli armëpushimin.  Megjithatë, Netanyahu tha se sulmi do të zvogëlohej ndjeshëm dhe do të godiste vetëm një objektiv.

Raportet e mëvonshme në mediat iraniane njoftuan se sulmet kishin goditur Babolsarin, një qytet bregdetar në Detin Kaspik në veri të Teheranit.

Lini një Përgjigje